Mario Prendi është modeli i parë albin shqiptar.
25-vjeçari tërhoqi vëmendjen e agjencive të modelingut duke marrë pjesë në disa projekte, dokumentarë, si figurant dhe model në revistat Imodels dhe Vogue Italia.
Ai ka qenë ftuar në emisionin “Shqipëria live”, ku u shpreh se “të jesh albin në Shqipëri të përball me paragjykime dhe bullizëm”.
Mario ka studiuar për drejtësi dhe aktualisht punon si këshilltar ligjor në një kompani, transmeton TCH.
Albinizmi është rezultat i ndryshimeve gjenetike që pengojnë pjesërisht ose plotësisht prodhimin e pigmentit të melaninës, që është përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës.