Përparim Islami është lojtari më i ri i Feronikelit. Në fakt mbrojtësi i djathtë vetëm se ka vazhduar me klubin duke arritur akord për të veshur fanellën gjelbër e badhë.
Islami ishte pjesë e Feronikelit edhe gjatë viteve të kaluara, ku në ndeshjen ndaj Ballkanit u lëndua duke këputur ligamentin kryqëzor të gjurit të këmbës së majtë.
Feronikeli përveç që ka kryer shpenzimet e operimit të Islamit, i ka ofruar atij kontratë të re, duke përfshirë edhe kohën sa është në rikuperim nga lëndimi.
Kontrata e re dëshmon që klubi nuk i ka harruar asnjëherë shërbimet dhe paraqitjet dinjitoze të Përparim Islamit.