Ish-komandanti i Policisë në Gjakovë, Milan Stojanovic, bashkëpunëtor i Gjykatës Speciale.
Ndonëse zgjohen çdo ditë me ankth e duke pritur lajme për fatin e me të dashurëve të tyre, tash e mbi dy dekada, deri më tani nuk është dhënë asnjë informacion për të zhdukurit e Gjakovës, shkruan Gazeta NewBorn.
Përkundër saj, ish-komandanti i Policisë në Gjakovë, gjatë kohës së Slobodan Millosheviçit, Milan Stojanovic, del se është bashkëpunëtorë i ngushtë i Gjykatës Speciale, ani pse është përgjegjës për masakrën e Mejës në Gjakovë.
Ish-komandanti, Milan Stojanovic, po bashkëpunon me Gjykatën Speciale, për të siguruar dëshmi kundër ish-ushtarëve të UÇK-së.
Bashkëpunimin e Stojanovices me Specialën e ka siguruar përmes një dokumenti, Gazeta NewBorn.