Bayern Munich e nisi kampionatin aty ku e la, me fitore.
Merita ishte pa dyshim edhe e trajnerit Hansi Flick, i cili duhet thënë se ka ndërtuar një skuadër perfekte. Mund ta dallosh qartë që skuadra funksionon në mënyrë të përsosur. Lojë e bukur dhe e shpejtë, Bayerni po tregon se edhe në këtë sezon do të vazhdojë të dominojë në Bundesligë.
Pas ndeshjes, tekniku gjerman tha pas ndeshjes se ishte shumë i lumtur për këtë fitore të thellë.
“Të them të drejtën nuk e kisha menduar një rezultat të tillë duke parë edhe kundërshtarin që kishim përballë. Kishim shumë pak kohë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen, por djemtë treguan se janë profesionistë të vërtetë. Forma e tyre ishte madhështore. Kam një skuadër që luan me intensitet dhe nuk e humbet në asnjë moment përqendrimin”, tha Flick.