Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po zhvillon një operacion të madh në Karaçevë të Kamenicës, zonë kjo kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, ka mirëpritur aksionin e policisë së Kosovës në Karaçevë.Cak i goditjes janë kazinotë të cilat që një kohë të gjatë ushtrojnë veprimtarinë ilegale.
“Aksioni i sontëm i Policisë së Kosovës është për tu admiruar. FJ.”, shkroi Jakupi në Facebook. Ndërkohë kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, është parë në vendin e ngjarjes.