Edhe pse pritej që të betoheshin 120 deputetë të rinj të Kuvendit të Kosovës sot janë betuar vetëm 114 prej tyre.
Në mesin e atyre që nuk ishin të pranishëm në sallën e Kuvendi të Kosovës është edhe Behgjet Pacolli.
Pas kësaj Pacolli tha se vendi ynë si e tërë bota po kalon krizën e rëndë të pandemisë COVID-19 dhe se themelimi i institucioneve të reja është mëse i nevojshëm.
Pacolli deklaroi se për arsye tashme të njohura, nga kufizimet e shkaktuara nga pandemia, është privuar nga betimi i deputetit.
Por Pacolli tha se këtë gjë do ta bëjë në seancën e radhës.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Repulikës së Kosovës,
Sot u konstitua legjislatura e tetë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e lira dhe demokratike të 14 shkurtit. Vendi ynë ashtu si e tërë bota po kalon krizën e rëndë të pandemisë Covid-19, andaj themelimi I shpejtë I institucioneve të reja është më se I nevojshëm. Për arsye tashmë të njohura, nga kufizimet e shkaktuara (sidomos ditëve të fundit) nga pandemia, me privoj, edhe për kundër dëshirës sime unë sot nuk mund të merrja pjesë në Kuvend për të dhënë betimin dhe filluar punën, por që një gjë të tillë do ta bëj në seancën e radhës.