Inspekcioni fillon lirimin e trotuarit dhe heqjen e rrethojave te Parku i Qytetit

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës është duke vazhduar një aksion për lirimin e trotuareve në kryeqytet.

Aksioni ka filluar mëngjesin e sotëm, ku nga kjo drejtori kanë filluar lirimin e trotuarit rreth parkut të qytetit.

Aktualisht janë duke u larguar edhe rrethojat e këtij parku në Prishtinë.