Çizmet e larta të zeza u japin këmbëve përshtypjen e hollë: I bartim në gjashtë mënyra gjatë ditës dhe mbrëmjes

Janë dy modele që do të pushtojnë sezonin – njëri model është grunge, nga pjesa e parë e viteve nëntëdhjetë, tjetri diç më elegant me majë të hollë.

Të dy modelet lehtë mund t’i kombinojmë me gjëra të ndryshme.

Janë shumë të përshtatshme, është e thjeshtë t’i pastroni dhe shkojnë me modele të ndryshme pantallonash dhe fustanesh.

Çizme të këtij lloji do të barten gjatë stinëve, transmeton Telegrafi.

Çizmet e modelit ushtarak do t’u japin minifundeve një përshtypje djaloshare.

Të frymëzuara me elegancë, këto çizme shkojnë shkëlqyeshëm me xhaketë të madhe, moderne.

Me një fustan boho dhe një vestë të madhe të thurur, ky lloj i çizmeve duket shumë femëror.

Natyrisht, që edhe dollakët – pantallonat e ngushta shkojnë shumë me çizmet e gjata të zeza grunge.

Dizajni i fustaneve dhe prerja e pjerrtë zënë një vend të veçantë në gardërobën e vjeshtës.

Për një përshtypje të veçantë dekorojini minifundet me gete dhe – çizme të bukura.