Jennifer Lopez dhe Ben Affleck martohen për herë të dytë, ceremoni luksoze 60 milionë dollarëshe (fotot)

Pas martesës me një ceremoni intime në Las Vegas, Nevada, në mes të korrikut; Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë përsëritur lidhjen martesore, këtë herë në një festë luksoze në Georgia.

Të famshmit u martuan për herë të dytë në një kompleks luksoz prej 35 hektarësh përballë detit, në pronësi të Ben Affleck. Sipas raportimeve të ndryshme të mediave, si TMZ dhe Fox News, prona mbresëlënëse vlerësohet në 8.9 milionë dollarë.

 

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mbërritën me varkë në dasmë. Bennifer, siç e quajnë çiftin fansat e tyre, bëri një hyrje madhështore, duke mbërritur në ceremoni me skaf. Më vonë, JLo eci nëpër korridor mbi një qilim të madh të bardhë.

Diva e Bronx-it kishte veshur një fustan të bardhë mahnitës të modës Ralph Lauren, e prodhuar ekskluzivisht në Itali, ndërsa Ben Affleck dukej më i butë me një smoking bardh e zi.

 

Të ftuarit, të cilëve iu kërkohej të visheshin të gjithë me të bardha, darkuan në një banket të madh të mbuluar. Mes të famshmëve që morën pjesë në festë ishin emra të mëdhenj si Matt Damon, i cili është miku më i mirë i Ben, si dhe Kevin Smith dhe Jason Mewes.

Sipas Daily Mail, në listën e të ftuarve janë përfshirë edhe emra si George Clooney, Jane Fonda, Renee Zellweger dhe Jimmy Kimmel, megjithatë pjesëmarrja e tyre ende nuk është konfirmuar, pasi ka shumë pak imazhe nga eventi.

 

Të pranishëm kanë qenë edhe fëmijët e çiftit. Ben-it iu bashkua Violet, 16 vjeçe, Seraphina, 13 vjeçe dhe Sam, 11 vjeç, të cilët i ndan me ish-in Jennifer Garner, e cila thuhet se e ka refuzuar ftesën e dasmës. Në mënyrë të ngjashme, JLo shoqërohej nga binjakët 14-vjeçarë Emme dhe Max, të cilët i ndan me ish-bashkëshortin e saj, Marc Anthony.

Pas ceremonisë, yjet shkuan për të festuar në Oyster House. Siç u raportua nga Heat World disa muaj më parë, kjo festë e dytë do të kushtonte rreth 60 milionë dollarë.

 

/div>