“Sunny Hill Festival” nis sonte/ Dua Lipa del në konferencë për mediat nga Prishtina, ja këngëtarët që do të performojnë

Dua Lipa ka dalë këtë pasdite në një konferencë për mediet në Prishtinë, ndërkohë që sonte nis “Sunny Hill Festival”.

Artistja ka mbërritur në Kosovë natën e kaluar dhe ka publikuar një foto nga parku i Gërmisë aty ku do të mbahet festivali, ndërsa u shpreh se mezi pret natën e sotme.

26-vjeçarja do të hapë sonte festivalin me performancën e saj. Në skenë do të ngjiten këngëtarë ndërkombëtarë si J Balvin, Diplo dhe Skepta apo artistë shqiptarë si Kida, Yll Limani e Elvana Gjata.