Alban Skënderaj s’po ndalet me projekte, sapo doli me një njoftim të ri

Alban Skënderaj është njeriu i momentit në estradën shqiptare.

Këngëtari i famshëm ka lansuar disa projekte në ditët e fundit dhe duket se nuk e ka plan të ndalet.

Albani sapo ka njoftuar fansat se ka gati një projekt të ri.

“A je gati për këngën e radhës” shkruan Albani në Instagram. “Isabel”, “Një Natë”, “Ndalma” dhe “Dalëngadalë” janë projektet e fundit që ka lansuar ai ditëve të fundit.