Dy ushtarë të FSK-së marrin pjesë në garën e kampit ndërkombëtar të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se dy nënoficerë të FSK-së, Flamur Kajtazi dhe Besart Kasumi kanë marrë pjesë në Kambin ndërkombëtar “Winter Camp Slovenia 2022”, në mesin e 44 garuesve ushtarakë nga shtetet anëtare të NATO-së.

Mehaj ka thënë se rreshteri Besart Kasumi ka zënë vendin e tretë.

“Pas përfundimit të Kampit Dimëror ndër aktivitete të ndryshme ishte dhe gara e skijimit në disiplinën e sllallomit të madh në skijimin alpin.  Në konkurrencë shumë të madhe, rreshter Besart Kasumi nga Qendra Ndërkombëtare e Trajnimeve të Kërkim Shpëtimit (QNTKSH) zuri vendin e tretë. Vazhdojmë me suksese të radhës”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Edhe një sukses i madh i radhës së ushtarakëve tanë.

Dy nënoficerët tanë Besart Kasumi dhe Flamur Kajtazi morën pjesë në Kampin ndërkombëtar “Ëinter Camp Slovenia 2022”, në mesin e 44 garuesëve ushtarakë nga shtete anëtare të NATO-së.

Pas përfundimit të Kampit Dimëror ndër aktivitete të ndryshme ishte dhe gara e skijimit në disiplinën e sllallomit të madh në skijimin alpin.

Në konkurrencë shumë të madhe, rreshter Besart Kasumi nga Qendra Ndërkombëtare e Trajnimeve të Kërkim Shpëtimit (QNTKSH) zuri vendin e tretë.

Vazhdojmë me suksese të radhës!.