Rita Ora dhe i dashuri i saj shkëlqejnë në emisionin e Jimmy Fallon

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, e ka dëshmuar se është një nga emrat më të suksesshëm në tregun muzikor ndërkombëtar.

Rita së fundmi ka marr pjesë në emisionin e prezantuesit të famshëm amerikan, Jimmy Fallon bashkë me partnerin e saj, Taika Waititi.

Në fotot e publikuara, artistja e njohur dhe i dashuri i saj u përfshinë së bashkë në lojërat argëtuese që zhvillohen përgjatë emisionit.

 

“Mezi pres që ju të shihni se si doli gjithçka!! Kohë shumë argëtuese”, ka shkruar Rita.

Ajo momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës së re “Follow Me” që e solli në bashkëpunim me DJ Sam Feldt.

Rita javë më parë solli edhe videoklipin e këtij projekti që u prit mirë nga fansat.