Kanye West nuk po i ecën mirë me lidhjet, ndahet nga e dashura 22 vjeçare!

Duket se lidhja e re nga Kanye West dhe Vinetria ka marrë fund.

Muajin e kaluar ishte raportuar se 44 vjeçari dhe modelja 22 vjeçare ishin në lidhje por tani ‘Page Six’ raporton se dyshja kanë mbaruar historinë e dashurisë.

Sipas kësaj faqeje, ata nuk po shihen më dhe Kanye ia ka hequr ‘followin’ asaj në Instagram, ndërsa modelja po e ndjek atë.

Disa burime thonë se Kanye dhe Vinetria janë ‘lidhur’ para se lidhja e tyre të bëhej publike.