Më e pasura nga muzikantet, por Rihanna zgjedh të vesh këpucë kaq të lira

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rihanna, është cilësuar sipas në Forbes si ndër më të pasurat nga bota e ‘showbizz’-it.

Dhe tani duket se ajo është duke e shijuar në maksimum këtë titull, derisa shihet duke shijuar kohën edhe me të dashurin e saj, shkruan Daily Mail.

Gjatë ditës së djeshme (e mërkurë) artistja u fotografua nga paparacit ndërsa shëtitej në rrugët e Santa Monica.

33-vjeçarja u shfaq e veshur me një veshje plot stil, derisa një detaj mjaft interesant u kap menjëherë nga admiruesit e muzikës së saj.

Ishin këpucët e këngëtares, të cilat jo vetëm që merrnin vëmendje, por edhe kapin një shumë të majme.

Të njëjtat i përkasin firmës ‘Vans Old Skool’, vlera e të cilave arrin deri më 130 dollarë.

Duke pasur parasysh tërë pasurinë që ajo posedon, fansat ndonëse mbetën të habitur nga përzgjedhja e bukuroshes brune.

Ajo asessi nuk ka kursyer edhe ekspozimin e tipareve trupore, për të cilat komentohet tej mase në rrjete sociale.