Dafina Zeqiri zbulon koverin e albumit të saj “Dafinë moj”

Dafina Zeqiri këtë verë si çdo herë tjetër ka qenë e mbushur plot energji.

Këngëtarja kosovare e cila shquhet për origjinalitetin që përcjell në muzikë së shpejti do të publikojë albumin e saj me titull “Dafinë moj”.

Derisa sot Dafina ka zbuluar koverin e këtij albumi, ku këngëtarja shfaqet e rrethuar me dele.

 

Ndërkohë ajo po shijon sukseset e këngëve të fundit disa prej të cilave do ti përfshijë po në këtë album.

Përndryshe, shumë shpejt do ta lansojë këngën me reperin Mc Kresha të cilën e ka paralajmëruar ditë më parë.