Beyonce kujdeset të postoi rrallë foto në Instagram, por kur poston gjithmonë bën ‘boom’.
Edhe kësaj radhe vendosi t’i frymëzoi të gjitha vajzat për veshje verore.
Ajo u shfaq e veshur me një fustan tre ngjyrësh, të verdhë, portokalli dhe të kaltër.
Këngëtarja edhe më parë ka cekur që është e kujdesshme në veshje: “Unë mendoj se është e rëndësishme të kesh gjëra bazike shumë të mira, sepse mund t’i veshësh ato gjithmonë.Ti mund ta krijosh stilin tënd duke eksperimentuar dhe duke provuar gjëra që s’i ke parë më parë tek pamja jote, falë këtyre elementëve. Unë dhuroj veshjet e mia personale për bamirësi në mbështetje të grave e ndërsa veshjet e veçanta i ruaj për vajzat e mia. Do t’i jap atyre fustane që të duken mrekulli. Deri në kohën kur ajo do të dalë me to nëpër qytet do të jenë kthyer në vintage, por sërish do të duken yll!”.