Miss Universe, Tuti Sejdiu rrëfen se u përdhunua në moshën 13-vjeçare: Më kanë trafikuar në Kosovë e Serbi

“Miss Universe Albania & Kosova”, Tuti Sejdiu, 19 vjeçarja nga Komuna e Gjilanit ka treguar se në moshën 13-vjeçare është përdhunuar e trafikuar nga disa persona.

Në një intervistë, Sejdiu thotë se këtë kurorë që e ka marrë ditë më parë ia kushton familjes së saj, pasi që thotë se ata janë sakrifikuar shumë për të.

“Arsyeja që kam ardhë në Miss Universe janë familja ime, kam apliku, kam ardhë dhe nuk e kam besu që jam fituesja, kjo kurorë i dedikohet vetëm familjes time që kanë sakrifiku shumë për mu, e vazhdojnë që të sakrifikojnë”, thotë ajo.

Pasi pranoi kurorën e më të bukurës në Kosovë e Shqipëri, Sejdiu ka thënë se në eventin e organizuar ka munguar vetëm babai i saj, që është në burg, shkaku që kërkoi drejtësi për vajzën.