Pasi humbi njeriun e afërt të familjes, Oriola Marashi iu drejtohet të gjithëve me një mesazh

Modelja shqiptare, Oriola Marashi, para pak ditësh ka humbur një ndër njerëzit e saj më të shtrenjtë, gjyshin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë modelja përmes një postimi prekës në rrjetin social “Instagram”.

Ajo publikoi foton e një shiriti të zi dhe shkroi disa fjalë për gjyshin e ndjerë.

“U prehsh në paqe gjyshi im”, ka shkruar.

Mesa duket modelja e ka marrë veten dhe është ndjerë gati për të reaguar në rrjetet sociale.

Nëpërmjet një postimi në “InstaStory” ajo ka dhënë një mesazh për të gjithë teksa ka shprehur falënderimin për ngushëllimet.

Kujtojmë se Oriola Marashi prej kohësh ndodhet larg Shqipërisë. Modelja e njohur ka qenë e angazhuar gjithë këto kohë me punë jashtë Shqipërisë, kryesisht në Spanjë, duke qenë pjesë e markave të njohura.

Largësia nga Shqipëria u bë shkak për krisjen e marrëdhënies së saj me futbollistin Eros Grezda. Edhe miqtë e dyshes konfirmuan se Oriola dhe Erosi ishin ndarë, duke prishur në këtë mënyrë planin që kishin bërë për martesë.

Sipas raportimeve, arsyeja e prishjes së fejesës së tyre ka qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të lërë karrierën si modele.

Mirëpo para disa javësh ata lanë të kuptohet se janë bashkuar sërish me njëri-tjetrin. Oriola dhe Eros kanë nisur të ndiqen sërish në Instagram, duke treguar në këtë formë se nuk mund të qëndrojnë të ndarë nga njëri-tjetri.