Dashi
Do të kaloni një ditë dinamike. Çdo aktivitet në të cilin do të përfshiheni, do të jetë i mirëpritur. Duhet të harroni biznesin duke favorizuar kështu romancën.
Demi
Mos lejoni askënd t’ju manipulojë, drejtojë ose t’ju detyrojë të përmbushni kërkesa kapricioze. Do të ishte mirë të hiqnit dorë nga një marrëdhënie ‘toksike’ sa më shpejt të jetë mundur.
Binjakët
Kjo ditë do t’ju bëjë të ndiheni si udhëtar dhe krejtësisht i lirë. Megjithatë, nëse nuk do të bëni një gjë të tillë, ka gjasa të merreni me disa çështje të rëndësishme familjare.
Gaforrja
Dikush do t’ju pëlqejë stilin dhe do të vlerësojë rënien tuaj në peshë. Ka gjasa të merrni aprovimin e familjes për një çështje të rëndësishme. Shmangni qëndrimin e gjatë në hapësira të hapura.
Luani
Gjatë ditës mund të keni takime me persona të rëndësishme dhe është e rëndësishme të tregoni aftësitë tuaja. Është dita e duhur për të bërë ndryshime në stil.
Virgjëresha
Nuk rekomandohet të diskutoni çështje kontroverse apo të bëni plane për pushimet. Është e rëndësishme të përfshiheni në sporte të ndryshme apo të bëni ushtrime fizike.
Peshorja
Do të keni shumë nevojë për këshillën e një miku të ngushtë. Mund t’ju vijë ftesë për një takim në mbrëmje. Planet nuk janë të mirëpritura, pasi do ta keni të vështirë të menaxhoni ditën.
Akrepi
Pjesa më e madhe e eventeve të planifikuara do të realizohen me sukses me ndihëm e miqve apo të afërmve. Sa i përket marrëdhënies suaj romantike, nuk do të jetë dita e duhur.
Shigjetari
Nëse vendosni për pushimet verore, gjërat mund të ndryshojnë. Rekomandohet që këtë të shtunë të udhëtoni dhe të vizitoni vende ku nuk keni qenë më parë.
Bricjapi
Do të jeni shumë të ashpër gjatë ditës së nesërme me kritikat tuaj. Rekomandohet të mendoheni mirë para se të kaloni tek kritikat. Stresin përpiquni ta kaloni me ushtrime fizike apo sporte të ndryshme dhe jo me mënyra të tjera si alkooli, pasi vetëm do ta përkeqësojë situatën.
Ujori
Nëse keni në plan të bëni riparime në shtëpi, është dita e duhur për të nisur punimet. Bëni kujdes me shëndetin. Lidhja juaj romantike nuk parashikohet të shkojë ashtu sikurse ju dëshironi.
Peshqit
Nuk përjashtohet mundësia që të bëhet fjalë për mikun tuaj të ngushtë. Nëse ndiheni shumë të ofenduar, duhet të mos komunikoni më si zakonisht, që të shmangni shkatërrimin e kësaj marrëdhënieje.