Mbi 40 aksidente brenda ditës, dy prej tyre me fatalitet e shumë të lënduar

Numër i madh i aksidenteve janë shënuar gjatë muajve të fundit. Në 24 orëshin e fundit janë regjistruar dy aksidente me fatalitet, 21 të tjerë me të lënduar si dhe 26 me dëme materiale.
Njëri nga aksidentet me fatalitet i cili ndodhi dje mori jetën e katër personave.“Fsh. Koshare, Ferizaj, 06.06.2021 – 15:35. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasoj, katër persona kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tre të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Ferizajt dhe QKUK. Me vendim të prokurorit, njëri nga vozitësit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupa e pa jetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion”.
Përpos kësaj si pasojë e një aksidenti trafiku ndërroi jetë edhe një i ri në fshatin Korroticë e lartë të Gllogocit.“Fsh. Korroticë e lartë, Gllogoc 06.06.2021 – 18:30. Vozitësi mashkull kosovar me veturën, nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasoj, vozitësi ka vdekur në vendin e ngjarjes. Trupin e pa jetë të viktimës e ka marr mjekësia ligjore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.Përgjatë kësaj kohe, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 184 tiketa për të gjithë shkelësit e rregullave në trafik.