Tentim vrasje në Deçan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Deçan, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë në drejtim të një personi.
Nuk raportohet për të lënduar.Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të kalibrit 7.62mm. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.