Një hulumtim ka zbuluar se njerëzit mund të jetojnë jo më shumë se 120 deri në 150 vjet.
Studimi, që shqyrton marrëdhënien mes plakjes dhe përballimit të stresit, u publikua në revistën Nature Communications, shkroi gazeta The Hill.
Në kuadër të hulumtimit, pjesëmarrësve u janë bërë matje të rezistencës kundër stresit duke u bazuar në të dhënat e mbledhura nga aplikacionet e telefonave të mençur dhe të dhënat mjekësore të vullnetarëve nga Britania dhe SHBA-ja.
Shkencëtarët nënvizuan se tek ata që iu nënshtruan studimit është vërejtur rënie në aftësinë e përmirësimit teksa mosha përparon.
Si rezultat i hulumtimit njoftohet se njerëzit mund të jetojnë jo më shumë se 120 deri 150 vjeç.
Lideri i studimit, Timothy V. Pyrkov, ka thënë se sa më shumë përparon plakja, aq më shumë zgjatet koha që nevojitet për shërimin e sëmundjeve.
Në studim u tërhoq vëmendja se edhe pjesëmarrësit më të shëndetshëm kanë të njëjtat kritere themelore të plakjes dhe se është zbuluar që një jetë e gjatë e shëndetshme nuk është e mundur duke parandaluar ose trajtuar sëmundjet.
Edhe Andrei Gudkov, shkencëtari që ka kontribuar në hulumtim, ka theksuar se nëse nuk zhvillohen trajtimet e drejta për të vonuar plakjen, parandalimi dhe trajtimi i sëmundjeve të lidhura me moshën nuk mund të ndryshojë jetëgjatësinë maksimale.