Të gjithë pëlqyem, se si të famshmit gjatë pandemisë lyen flokët e rozë, ose të përqafuan strukturën e tyre natyrale të flokëve.
Sezoni i ri i “Keeping Up With The Kardashian’s” u filmua kur bota ishte e mbyllur, ndaj Khloe Kardashian shfaqet pa ekipin e saj të bukurisë, me kaçurrela mahnitëse natyrale.
Edhe Jlo, e cila eksperimentoi me trendet e viteve ’90 kaloi pjesën më të madhe të vitit të kaluar me flokë kaçurrela.
Një tjetër person i famshëm që zbuloi një transformim dramatik të flokëve vitin e kaluar ishte Emily Ratajkowski, e cila leu flokët e saj në platin-bionde. Ajo që nga ajo kohë ka marrë një ngjyrë të mrekullueshme të erëzave të kungujve, para se të shfaqej në Instagram me flokët e saj natyrale të errëta të ngritura me balajazhin më të bukur ngjyrë karameli.
Zbulimi i fundit i flokëve të Emily nuk ka asnjë lidhje me ngjyrën, dhe gjithçka ka të bëjë me kaçurrelat natyrale më mahnitëse që kemi parë ndonjëherë.
Megjithëse nuk kishte asnjë informacion nëse ato ishin rregulluar apo ishin natyrale, komentet për Emily ishin shumë pozitive.