Qeveria e Meksikës i ka ofruar falje zyrtare popullit vendas Maya për “abuzimet e tmerrshme” të kryera kundër tyre nga pushtimi spanjoll.
Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador paraqiti faljen si pjesë e një serie ngjarjesh këtë vit, duke shënuar 500 vjetorin e pushtimit dhe dyqindvjetorin e pavarësisë meksikane.
“Ne u ofrojmë faljet më të sinqerta popullit Maya për abuzimet e tmerrshme të kryera nga individë dhe autoritete kombëtare dhe të huaja gjatë pushtimit, gjatë tre shekujve të dominimit kolonial dhe dy shekujve të një Meksike të pavarur“, tha Lopez Obrador.
Lopez Obrador iu referua veçanërisht Luftës së Kastës 1847-1901, një rebelim autokton në të cilin besohet se rreth 250,000 njerëz kanë vdekur.
Qeveria e tij gjithashtu njohu racizmin dhe neglizhencën që vazhdojnë të mundojnë pakicën etnike.
“Ne ju kërkojmë falje popullit Maya të Meksikës … për gabimet e kryera kundër tyre gjatë gjithë historisë dhe për diskriminimin që ata janë ende viktima të sotme“, tha ministrja e Brendshme, Olga Sanchez.