Caitlyn Jenner nuk humbë kohë për të shtjelluar çështjet e rëndësishme.
Pikëpamjet e saj për burg qëndrojnë në kontrast më punën që ka bërë nga Kim Kardashian për vite me radhë, për të cilën Kim nuk është e lumtur.
Caitlyn shkroi në Twitter, “Prokurorët e Qarkut të Gavin në të gjithë Kaliforninë po lëshojnë kriminelë të rrezikshëm përsëri në rrugët tona. Mjaft më. #RecallGavin” në përgjigje të një historie në lidhje me një 7-muajshe që u vra nga një burrë i cili dyshohet se ishte arrestuar dy herë këtë vit për dhunën në familje por u la i lirë.
Disa burime të afërta të Kim dhe Caitlyn tregojnë se të dy kanë pasur biseda në lidhje me referomat në burg gjatë viteve, ku u tha që Kim jo që është e shqetësuar por edhe e zhgënjyer nga ajo që shkruajti Caitlyn.
Nëse e mbani mend Kim ka qenë një avokate e pasionuar, madje ka punuar me ish Presidentin Trump për të kryer punën.
Kim është një mbështetëse e madh e qasjes së Guvernatorit Newsom për rehabilitimin dhe ofrimin e mbështetjes së rikthimit të atyre që dalin nga burgu, si dhe investimet në parandalimin e krimit.
Sipas TMZ Kim, Kourtney dhe Khloe nuk kanë në plan të mbështesin Caitlyn në garën e saj për Guvernatorin e CA. Burimet e tyre thonë se është një kombinim i politikës dhe divorcit të Caitlyn nga Kris Jenner që i largoi ata.
Nëse bëhet fjalë për zgjedhje , ato burime thonë se Kim do të votojë për personin, vlerat e të cilit përputhen me të sajat … na vjen keq Caitlyn.