Rita Ora tregon pozat e saj më të mira me veshjen e koleksionit të ri Gucci ‘Aria’

Ajo gjithmonë qëndron në krye me trendet më të fundit të modës.

Në fotot ekskluzive të marra nga MailOnline të enjten, Rita Ora vendosi u shfaq elegante në një fund të punuar me  ngjyra të ylberit dhe pantallona të gjera nga koleksioni i ri Gucci Aria, shkruan Daily Mail.

Këngëtarja, 30 vjeç, shfaqi pozat e saja në një kopsht të rregulluar bukur pasi kishte perënduar dielli.

Një fund i materialit saten me një dizajn të larmishëm, kombinuar me bluzën shumëngjyrëshe i dhanë një pamje edhe më joshëse artistes shqiptare.

Ajo i shtoi pamjes edhe më shumë bukuri me një çantë blu, kombinuar me një palë këpucë elegante të ngjyrë bardhë.

Rita zbukuroi gishtat e saj me një zgjedhje eklektike të unazave ndërsa vuri vathë sportivë të varur dhe gjerdanë ari.

Ajo vuri në pah fytyrën e saj të me grim mjaft natyral dhe rregulloi flokët e saj bionde në formë të lëshuar.

Rita është ylli i fundit e zgjedhur si ambasadore e brendit “Gucci”, për të promovuar koleksionin e tyre më të ri, të quajtur “Gucci Aria”.

Yjet e tjerë të muzikës pop që gjithashtu janë ambasadorë të këtij brendi janë: Miley Cyrus, Lana Del Rey dhe Madonna.