Një video virale që u publike të shtunë, ku shfaqen dhjetëra modele të zhveshura në një ballkon në Dubai, iu kushtoi shumë shtrenjtë atyre.
Vajzat u arrestuan me akuzën e shthurjes dhe tashmë rrezikojnë 6 muaj burg dhe një gjobë të paktën 1000 euro për person.
Videoja është regjistruar në mes të ditës në ballkonin e një ndërtese që ndodhet në lagjen luksoze të “Marinës” në Dubai.
Imazhet kanë tronditur autoritetet e Emirateve që edhe pse kanë ligje më të lehta në krahasim me vendet e tjera të Gjirit, nuk lejojnë alkoolin, puthjen në publik dhe zhveshjen.
Deri në këto momente nuk dihet ende identiteti dhe kombësia e vajzave të arrestuara.