Hoti në takim me ambasadorin Szunyog, ja çfarë u diskutua

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti në takimin e rregullt  me ambasadori BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog,  ka biseduar rreth aktualitetit politik dhe ekonomik në vend, luftën kundër COVID-19 dhe agjendën e integrimit, përkatësisht reformës evropiane.

Hoti, ka shprehur përkushtimin e Qeverisë në detyrë që me përgjegjësi të plotë t’i kryej të gjitha obligimet, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, deri në krijimin e Qeverisë së re.

Hoti me ambasadorin Szunyog ka biseduar edhe për masat që ka ndërmarrë Qeveria për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid 19, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik, duke e falënderuar BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës.