Përfaqësuesi ligjor i VV-së, Blerim Sallahu ka thënë se Gjykata Supreme nuk është dashur të bëjë përulje ndaj kundërkushtetueshmërisë së një veprimi të Gjykatës Kushtetuese.
Sallahu ka shkruar në Facebook se Gjykata Supreme është ndikuar politikisht për vendimin e saj që ia dha të drejtë PZAP’së për të moscertifikuar kryetarin e VV-së, Albin Kurti.
“Pra, Gjykata Supreme duke argumentuar saktë hedh poshtë të gjitha vlerësimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me pamundësinë e kandidimit. Ajo që nuk ishte dashur të bëj Gjykata Supreme, kishte të bënte me përuljen ndaj kundërkushtetutshmërisë së një veprimi të Gjykatës Kushtetuese që eliminon politikisht persona me peshë të jashtëzakonshme politike për të qenë pjesë e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.Sepse ky ka qenë rast ligjor më shumë se sa kushtetues.Turpi i juaj nuk do të harrohet, jo pse keni pasur të drejtë, por që keni qenë të ndikuar politikisht”, ka shkruar ai.
Ky është postimi i plotë i tij:
Gjykata Supreme ka konfirmuar të gjitha pretendimet tona te paraqituara ne ankesën kundër vendimit të PZAP-së.
Gjykata Supreme ka konfkrmuar se:
1. Neni 100 i Kodit Penal të kohës nuk prodhon asnjë pasojë juridike për vepra të caktuata penale në kuptim të ndalimit të fitimit të së drejtës kushtetuese për tu zgjedhur.
2. Ligji për Zgjedhje nuk është lex specialis në raport me nenet përkatëse të Kodit Penal të kohës.
3. Ligji për Zgjedhje duhet të zbatohet përshtatshmerisht me nenet përkatëse të Kodit Penal të kohës.
4. Ligji për Zgjedhje, konkretisht neni 29 par.1 pika q) nuk prodhon pasoja juridike të veçuara nga neni 100 i Kodit Penal të kohës.
Pra, Gjykata Supreme duke argumentuar saktë hedh poshtë të gjitha vlerësimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me pamundësinë e kandidimit.
Ajo që nuk ishte dashur të bëj Gjykata Supreme, kishte të bënte me përuljen ndaj kundërkushtetutshmërisë së një veprimi të Gjykatës Kushtetuese që eliminon politikisht persona me peshë të jashtëzakonshme politike për të qenë pjesë e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
Sepse ky ka qenë rast ligjor më shumë se sa kushtetues.
Turpi i juaj nuk do të harrohet, jo pse keni pasur të drejtë, por që keni qenë të ndikuar politikisht.
Shihemi mbas 14 shkurtit!.