Reagon VV, mohon se Kurti e Osmani u ndalën në veri: Vizita u realizua në plotëni

Nga Vetëvendosje kanë reaguar pas vizitës së kreut të kësaj partie, Albin Kurti në veri të vendit.

Zëdhënësi i këtij subjekti, Përparim Kryeziu me anë të një postimi në Facebook ka thënë se vizita e Kurtit dhe Osmanit është realizuar në plotni, shkruan lajmi.net.Madje ka thënë se ata janë mirëpritur nga qytetarët e Mitrovicës, por jo nga strukturat e Listës Serbe të Beogradit.

Kryeziu ka shkuar edhe më larg duke thënë se reagimi i serbëve në atë pjesë është tregues se Osmani dhe Kurti janë antipodi i Listës Serbe.

Postimi i plotë:

Kryeministri i ardhshëm i Republikës, Albin Kurti e presidentja e vendit, Vjosa Osmani kanë vizituar Mitrovicën sot. Vizita nuk është ndërprerë, por është realizuar në plotëni. Pra tubimi i paraparë është mbajtur. Atje janë mirëpritur nga qytetarët e Mitrovicës, por padyshim jo edhe nga strukturat e Listës Serbe të Beogradit që veprojnë në atë pjesë. Synimet e kësaj të fundit i njohim të gjithë, kë përfaqësojnë dhe kujt i binden. Ky reagim i tyre sot tregon më së miri se Kurti e Osmani në fakt janë antipodi edhe i Listës Serbe. /Lajmi.net/