Zbulohet kontrabanda e të burgosurve në Dubravë, oficerët gjejnë tre telefona e mbushje

Sot, rreth orës 08: 45h në Qendrën e Korrektuese Dubravë, pas një informacioni konfidencial nga Njësiti i Inteligjencës së SHKK-së, përmes rrugëve operative, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj Qendre.

Me të pranuar informacionin, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarr veprimet e nevojshme, me ç` rast kanë lokalizuar vendin dhe provat materiale.

Gjatë kontrollimit të provave materiale, bastisja ka rezultuar pozitive, ku në  një pajisje videolojërash elektronike, të tipit “ Playstation” në pjesë të kamufluar janë gjetur tre telefona mobil, një Sim-Kartelë, një Flash USB dhe tri kabllo për mbushje  telefonike.