Varianti i ri i COVID-19 është shënuar edhe në Kosovë.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në një konferencë për media ka thënë se ditëve të kaluara IKSHPK-ja ka dërguar 35 mostra në Gjermani për variantin e ri të virusit COVID-19.
Zemaj ka thënë se nga 35 mostra, tri mostra janë pozitivë me variantin e ri të COVID-19.
“Nga 35 mostra që i kemi dërguar, 3 prej tyre kanë rezultuar pozitiv”, ka thënë Zemaj në konferencë për media.