Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq i cili shkaku i Kosovës siç raportohet ka kërkuar kthimin e shërbimit të detyruar ushtarak.
Hoti me anë të një postimi në Facebook ka thënë se këto deklarata duhet të merren me shqetësim nga Bashkimi Evropian, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se Kosova e ka ushtrinë e vet, të gatshme dhe pjesë e ushtrisë amerikan.
Postimi i plotë:
Presidenti i Serbisë kërkon rikthimin e shërbimit të detyruar ushtarak në Serbi shkaku i Kosovës!
Këto deklarata duhet të merren me shqetësim nga Bashkimi Evropian. Por, ne nuk brengosemi.
Ne kemi ushtrinë tonë. E gatshme, dhe tanimë pjesë e ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse.
Më me qetësi, më me qetësi!.