Ai sot para mediave tha se janë duke punuar intensivisht për sigurimin e kësaj vaksine, shkruan lajmi.net.
Zemaj theksoi se në vendin tonë nuk do të ketë lirim të masave pasi që një vendim i tillë do të mund të prishte stabilitetin e rasteve dhe të lakores së pandemisë.
Ministri foli edhe për gjobat dhe ndëshkimet ndaj partive politike teksa tha se subjektet duhet të jenë të vetdishme që mos të shkelin masat.
“Nuk duhet të presim vetëm gjoba dhe ndëshkime, por duhet respektuar masat. Partitë politike organizojnë tubime e ato janë individuale, të gjithë duhet të thërrasin vetveten”, tha Zemaj.
Ndryshe, që prej periudhës kur qeveria njoftonte se ka siguruar vaksinat nga Pfizer, ka pasur polemika se në të vërtetë nuk ka ndonjë marrëveshje të nënshkruar me kompaninë gjermane të vaksinave.
Sidoqoftë, nga qeveria disa herë kanë rikujtuar se çështja e vaksinave tashmë është punë e kryer, madje edhe duke shpalosur planin e imunizimit.