Bytyçi i PDK-së: Vota jonë kundër listave që bien ndesh me ligjin do të mbahet mend

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar zhvillimet e djeshme në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Bytyçi është shprehur se përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani dje ka luftuar për demokratinë e Kosovës dhe vota e tij kundër listave që bien ndesh me Kushtetutën ka qenë votë për ta mbrojtur rendin kushtetues të Kosovës, shkruan lajmi.net

Ai shprehet se Zyra për Certifikim ka pasur presion e me gjasë edhe kërcënim nga VV që ka nxjerrë një vendim të paligjshëm për certifikimin e listave siç janë të tilla.

“Vota kundër e Partisë Demokratike të Kosovës do të mbahet mend gjatë, jo vetëm se ka qenë e drejtë, por për shkak se ka qenë zëri i vetëm ne ato momente dramatike. Të gjithë kanë qenë të heshtur, dje nuk u degjuan zërat e zhurmshëm të shoqerisë civile, mediave e as ambasadave të Kuintit. Sigurisht situata kish qenë ma ndryshe nëse rolet kishin qenë të kundërta, megjithatë kjo pjesë i takon të kaluarës tani.”, shkruan Bytyçi.

Ky është postimi i tij:

Dje gjatë tentimit të Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismes Social Demokrate, për të kthyer mbrapa standardin e certifikimit të listave zgjedhore, e pam nje djalë të ri, që përtej ngjyrave politike luftonte për demokracinë e Kosovës.
Vota e Arianit Elshanit, kundër çdo liste që bie ndesh me aktivendimin e gjykatës Kushtetuese ka qenë votë jo për të mbrojtur një qendrim politik, por për të mbrojtur një standard të domosdoshëm të rendit kushtetues të vendit.
Për shkak të presionit dhe me gjasë edhe kërcenimit zyrtari përgjegjës për zyrën e certifikimi është munduar që ta kontrabandoj një vendim të paligjshëm.
Presioni ka qenë i madh, nga Albin Kurti, Glauk Konjufca e deri te ata dy zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje që ishin prezent në KQZ, të mbeshtetura nga të gjitha ata të cilët nuk i kishin listat e pastërta.
Vota kundër e Partisë Demokratike të Kosovës do të mbahet mend gjatë, jo vetëm se ka qenë e drejtë, por për shkak se ka qenë zëri i vetëm ne ato momente dramatike. Të gjithë kanë qenë të heshtur, dje nuk u degjuan zërat e zhurmshëm të shoqerisë civile, mediave e as ambasadave të Kuintit. Sigurisht situata kish qenë ma ndryshe nëse rolet kishin qenë të kundërta, megjithatë kjo pjesë i takon të kaluarës tani.
Lufta për demokracinë tonë vazhdon!.