Hoti:Po e finalizojmë programin, duhet të dalim sa më mirë në këto zgjedhje

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, pas mbledhjes së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), tha se po punojnë për finalizimin e programit.

Hoti i ka konfirmuar Ekonomia Online se në mbledhje është biseduar për koordinimin e aktiviteteve për të dalë sa më mirë në këto zgjedhje.

Hoti ka thënë ae nuk kanë biseduar për çështjen e presidentit pasi që nuk është koha e duhur.

“Është mbajtur mbledhja e kryesisë së LDK-së për të koordinuar aktivitetet, për punën që po bëhet në terren për organizimin më të mirë, për finalizim të programit dhe përgatitjet e programit që duhet për të dalë në sa ma mirë në këto zgjedhje”.

“Ne nuk jemi në atë fazë jemi para procesit zgjedhor të zgjedhjeve nacionale”.