Maliqi për sloganin e VV-së: Gjasa të bëhet mjet propagandues me tipare erdoganiste dhe putiniste

Analisti politik, Shkelzen Maliqi ka kritikuar ashpër Vetëvendosjen për slogagin “Krejt e Drejt” i cili u prezentua dje për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky diskurs ka gjasa të bëhet mjet propagandues totalitar që synon heshtjen e çdo opozite, sipas praktikave të sundimeve të shtetit me tipare erdoganiste.

Sidoqoftë, ai ka thënë se kësaj mendësia nuk i shpëtonin as LDK-ja e viteve të 90-ta, e as partitë tjera kur veten e paraqitnin si zërin autentik të popullit, e forcat tjera politike si antipopullore e tradhtare.

Postimi i plotë i tij:

KREJT E DREJT

Edhe kur kanë qenë pjesë, njëra nga partitë jo mazhoritare të spektrit ose të tepsisë elektorale, LVV ka pretenduar se ajo përfaqëson drejt e krejt interesat e popullit, kjo sipas ljogikës avangardiste bolsheviko leniniste. Tani që kanë avancuar më votën dhe me V. O. pretendojnë se janë bërë mazhorancë ende pa u mbajt zgjedhjet, diskursi drejt e krejt ka gjasa të bëhet mjet propagandues totalitar që synon heshtjen e çdo opozitë, po tash jo sipas modelit leninist, ai është bërë demode sepse populli I Kosovës nuk ka treguar zell revolucionar, por paraqitet si amalgam a çorbë e ngjashme me “ideologjitë” e praktikat e sundimeve të shtetit me tipare erdoganiste (Drejt si referencë për Parti e drejtësisë) dhe putiniste (Krejt si pushtim totalitar dhe ngulfatje e çdo opozitë), kuptohet tani për tani në fillesat e zhvillimit… Tepsia e elektoratit ende nuk është pushtuar, ka votues që ende e prishin lojën që nuk janë më “Krejt popullin”. Këtij pretendimi se pjesa e tepsisë është Krejt Tepsia nuk i kanë shpetuar as LDK ja e viteve 90, e as partitë tjera kur veten e paraqitnin si zërin autentik të popullit, e të tjerët si forca antipopullore e tradhtar…

Mirë se vini në tepsitë dhe tespitë idelogjike të Absurdistanit…