Në çdo takim virtual të thirrur nga Avdullah Hoti me kryetarët e komunave, mungon Lutfi Haziri!

Që nga muaji mars, Kosova po përballet me situatën e krijuar si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19.

Që nga shfaqja e rasteve të para institucionet e vendit u aktivizuan që të vendosnin masa nga më të ndryshme në mënyrë që të përballen me këtë pandemi.

Anipse ndërruam dy qeveri, që të dyja u angazhuan që sado pak të mund të zvogëlojnë numrin e të infektuarve dhe të përhapjes së koronavirusit.

Por ajo çfarë ra në sy, është “krisja” në mes bashkëpunëtorëve.

Përderisa takimet e drejtpërdrejta duhej larguar, kryetarë e komunave dhe përgjegjësit e institucioneve qendrore zhvilluan kohë pas kohe takime virtuale.

Ngjashëm ka vepruar edhe kryeministri tashmë në detyrë, Avdullah Hoti. Ai shumë shpesh thirrte mbledhje me kryetarët e komunave, ku qartësoheshin masat e ndërmarra dhe diskutohej për vështirësitë nga pandemia.

Por ishte pikërisht i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri që asnjëherë nuk qëndroi i lidhur në këto mbledhje, e që çdoherë zëvendësohej nga nënkryetari i komunës, Arbër Ismajli.

Njësoj ndodhi edhe sot, në mbleedhjen ku po diskutohej për dëmet e shkaktuara nëpër komuna nga vërshimet e fundit në vend, shkruan lajmi.net.

Edhe në këtë mbledhje Komuna e Gjilanit u përfaqësua nga nënkryetari e jo Lutfi Haziri.

Duhet përkujtuar që Haziri nuk hezitoi asnjëherë që edhe publikisht të deklarohej për vërejtje që kishte për Hotin gjatë prishjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe më vonë.

Madje Haziri shpesh herë u deklarua edhe kundër shumë vendimeve të cilët ndërmerreshin në LDK.

Nuk dihet nëse bashkpartiakët kanë raporte të acaruara, apo thjeshtë përgjegjësitë e tjera nuk ia mundësuan Hazirit që ndonjëherë të lidhej live në mbledhjet e thirrura nga Hoti.