Hoxhaj: PDK do ta rimëkëmbë shtetin nga kriza politike, shëndetësore e ekonomike

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj që njëherit është kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit, thotë se PDK do ta rimëkëmbë shtetin nga kriza politike, shëndetësore e ekonomike.

Këto deklarata ai i bërë mbrëmjen e së mërkurës në një takim që kishte në Obiliq.

Ai nëpërmjet një shkrimi derisa ka treguar për takimin e mbrëmshme ka thënë edhe se PDK do t’i rindërtojë të gjitha ato që u rrënuan që nga 6 tetori.

“Mbrëmë ishim në Obiliq, bashkë me deputetët Bekim Haxhiu dhe Evgjeni Thaçi – Dragusha dhe anëtarin e kryesisë, Fehmi Mujota, ku u pritëm me entuziazëm të madh nga dega e PDK-së, në krye me Lulzim Sadikun. PDK do ta rimëkëmbë shtetin nga kriza politike, shëndetësore e ekonomike. PDK do t’i rindërtojë të gjitha ato që u rrënuan që nga 6 tetori nga dy qeveritë e kaluara, që ishin totalisht të papërgjegjshme. #PDK #Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër”, ka shkruar Hoxhaj.