Vëllezërit Muja, Armendi e Gazmendi, kanë bindje të ndryshme politike. Njëri është me PDK-në e tjetri me LVV-në.
Aderimi i Armend Mujës në Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka kaluar në heshtje, ai dje i është bashkuar partisë së Albin Kurtit.
Por duket se Armendi nuk është i vetmi anëtar i familjes që merret me politikë, pasi vëllai i tij, Gazmendi, është përkrahës i PDK-së, madje ishte edhe asamblist nga kjo parti, shkruan express.
Gazmend Muja ishte zgjedhur asamblist i PDK-së në vitin 2017 në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, por më pas dha dorëheqje për t’iu bashkuar stafit politik të ish-ministres Dhurata Hoxha.
Nuk dihet nëse ai do të jetë pjesë e listes zgjedhore të PDK-së apo ndonjë partie tjetër politike.