Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë se do të kërkojnë nga Qeveria investime në argjinatura mbrojtëse të lumit, pas vërshimeve në këtë komunë.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se është i lumtur që nuk ka viktima në njerëz dhe se dëmet që janë bërë do të vlerësohet nga sot e do të kompensohen nga Qeveria.
Postimi i plotë:
Vushtrria u përballë me vërshimet më të mdha që nga viti 1979.
Qytetarët dhe Komunën tonë, i vizitoi sot kryeministri z.Avdullah Hoti dhe zv.kryeministri Driton Selmanaj me bashkëpuntor.
Nga fondi i Qeverisë do të kompensohen dëmet. Po ashtu do të kërkojmë nga Qeveria investime në argjinatura mbrojtëse të lumit, që më të mos kemi vërshime në të ardhmen.
Jam i lumtur që nuk kemi viktima në njerëz, dëmet e jashtëzakonshme në qytet dhe në fshatra do të vlerësohen nga komisioni që nga sot e do të kompensohen nga Qeveria!