Përmes një konference për media që kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj e mbajti, u pa në foltore derisa ai po fliste, se sllogani i PDK-së është “Rimëkëmbje”.
Edhe nëpërmjet faqes së tij në Facebook, në ballinën e faqes Hoxhaj ka shpërndarë slloganin “Rimëkëmbje, ku ka shkruar se Kosova, si kurrë më parë, ka nevojë për rimëkëmbje.
Hoxhaj ka bërë të ditur PDK është themeli i shtetndërtimit dhe rimëkëmbjes së Republikës së Kosovës.
Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se Kosova, si kurrë më parë, ka nevojë për rimëkëmbje.
Lexoni të plotë statusin e Enver Hoxhajt:
RIMËKËMBJE!
Kosova, si kurrë më parë, ka nevojë për rimëkëmbje. Ne do ta rimëkëmbim ekonominë, shëndetësinë, rendin dhe ligjin, politikën e jashtme, arsimin dhe marrëdhëniet me miqtë, që u rrënuan nga 6 tetori 2019!
UÇK-ja ishte themeli i rimëkëmbjes tonë kombëtare. PDK-ja është themeli i shtetndërtimit dhe rimëkëmbjes së Republikës së Kosovës.
Bashkë do ta rimëkmëbim Kosovën. #PDK #Rimëkëmbje.