Hoti: Të Hënën do të nënshkruhet marrëveshja për zyrën e punës në Luginë

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se të hënën do të nënshkruhet marrëveshja për Zyrën e Punës në Luginë të Preshevës

Hoti gjatë një konference për medie së bashku me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, ka thënë se gjatë muajit shkurt do të fillohet studimi i gjendjes ekonomike të shqiptarëve të Luginës, transmeton E.O

“Ne i kemi thirru për të diskutuar për programin e punës së zyrës në Preshevë dhe një grup i personave kanë punuat në mbikëqyrjen e deputetit Bislimi për të përgatitur këtë program të punës dhe pas takimit do ta nënshkruajmë këtë program pune. Është paraparë takimi i parë me liderët e Luginës së Preshevës, po ashtu do të kemi takim informues me organizata rinore. Në shkurt do të fillojmë studimin e gjendjes ekonomike të shqiptarëve në Luginë. Në shkurt do të fillon puna e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, do të punojmë në universitete publike dhe ato private për ti bërë gati marrëveshjet”, tha Hoti.