Tragjidia në Pozharan: Dyshohet se burri vrau gruan, dy djemtë dhe vetën

Katër personat e vrarë në fshatin Pozharan të Vitisë janë anëtarë të një familje të ngushtë. Një familjar e ka konfirmuar se bëhet fjalë për një krim të rëndë në familje.

Sipas këtyre burimeve, kryefamiljari e ka vrarë gruan, dy djemtë dhe në fund edhe veten.

Klan Kosova po ashtu merr vesh se dorasi është mërgimtar që punon dhe jeton në Zvicër dhe në Kosovë ka ardhur për pushime.