Reshjet e shiut dhe erërat e forta shkaktojnë dëme në Deçan, banorët mbesin edhe pa energji elektrike

Reshjet e shumta të shiut dhe erërat e forta gjatë 48 orëve të fundit kanë shkaktuar telashe të mëdha në Komunën e Deçanit.

Banorët e shumë fshatrave të kësaj komune kanë mbetur edhe pa energji elektrike.

“Fshatrat Isniq, Pobergjë,Carrabreg i Ulët ,Carrabreg i Epërm,Dubovik,Lloqan dhe qyteti i Deçanit gjithashtu, janë përfshirë nga vërshimet dhe mungesa e enërgjisë elektrike.Deri më tani tri ekipe nga komuna bashkë me N.L,,Higjiena” janë në teren dhe po mundohen që të kthejn gjendjen në normalitet”, tha kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

Ramosaj thekso se edhe ekipet e KEDS-it janë duke u munduar që të sanojnë problemet e shkaktuara nga kjo situatë.