Qytetarja në Rahovec raporton se u kërcënua nga ish i dashuri i vajzës

Një qytetarë në Rahovec ka njoftuar në polici, se pas një mosmarrëveshje është kërcënuar nga ish i dashuri i vajzës së saj.

E njëjta ka deklaruar se u kërcënua me një shkrepës në formë të armës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.