Prishtinasi e rrah dhe e bën për spital policin

Një vepër penale “pengim i personit zyrtar”, është raportuar të hënën në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së hënës ka arrestuar  një person në Prishtinë për veprën penale “pengim i personit zyrtar”, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, deri te arrestimi i të dyshuarit ka ardhur pasi që i njëjtit kishte penguar dhe sulmuar zyrtarët policor gjatë detyrës.

Siç bëhet e ditur, njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar edhe trajtim mjekësor.

Kurse pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.