Komuna e Vushtrrisë është radhitur në top mesin e fituesve në Grantin e përformancës – Mjedis i Pastë, vlerësuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe GIZ Gjerman.
212,915€ është shuma e grantit për përformancën e mire në fushën e mjedisit që Vushtrria ka fituar, si Komunë.
Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri, ka falënderuar Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit dhe organizatën Gjermane Giz për vlerësimin si dhe ka pohuar se Komuna e Vushtrrisë ka fituar këto 3 vite afër 2 milion € si rezultat e përformancës së mirë në fusha të ndryshme.
“Faleminderit KRM ‘Uniteti’, punëtorëve të vyer, menaxhmentin si dhe punonjësve të Komunës së Vushtrrisë për angazhimin profesional”, tregoi Tahiri.