Gjatë ditës së sotme pritet që paratë e para nga Fondi Pensional i Kursimit të bien në duar të qytetarëve,
Janë rreth 70 mijë qytetarë që sot do t’i marrin 10 përqind të mjeteve të tyre.
Transferimi i mjeteve për këta qytetarë do të nisë nga ora 10:00.
Tërheqja e këtyre mjeteve është garantuar me Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike të votuar në Kuvendin e Kosovës si ndihmë për periudhën e pandemisë.
Duhet përkujtuar që numër i madh i qytetarëve kanë aplikuar për të tërhequr 10% e parave të mbledhura në Trustin Pensional, teksa pritet që rimbursimi i tyre të bëhet në vitin 2023.